Marrëdhëniet me FMN, Civici: Duhet kujdes për 2017, është vit elektoral

Qeveria shqiptare duhet të bëjë kujdes në vendosjen e marrëdhënieve me FMN vitin e ardhshëm. Kjo këshillë vjen nga eksperti Ardian Civici  sipas të cilit shpesh herë periudhat elektorale kanë treguar se ekonomia ka qenë jo e qëndrueshme.

Civici: Kjo do të varet nga fakti që sat ë garantuar e shikon FMN situatën makroekonomike dhe financiare, sa të garantuar e shikon FMN dhe me vetë vullnetin politike dhe mundësinë e qeverisë për të respektuar treguesit makroekonomik dhe ato të stabilitetit financiar, aq më tepër që 2017 do të jetë një vit elektoral dhe eksperienca shqiptare ka treguar se në cdo rastet vitetet elektorale kanë qenë jo stabël nga pikëpamja financiare për shkak të politikave populiste.

Civici e përcakton nivelin e borxhit publik të lartë, ndërkohë që ndërprerja e marrëdhënieve e detyruese me FMN pritet të ndikojë edhe në qendrimin e institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare.

Civici: Duhet të kemi kujdes sepse për një arsye edhe mund të shkëputesh nga FMN, por nëse nuk je korrekt për zbatimin e gjithë politikave që garantojnë stabilitetin makroekonomik dhe sidomos makrofinanciar të vendit, ajo liri që duket sikur e fiton duke mos e pasur tutelën e FMN, të kthehet në kosto shtesë në të gjithë marrëdheniet që ke me tregjet financiare.

Ndërsa përsa i përket rritjes së pagave Civici argumenton se duhet një rritje më e madhe se ajo që është përfolur.

Civici: Çdo rritje që do ishtë nën 6% do të kishte më tepër vlerën e indeksimit dhe kompensimit sesa një rritje.

Pas përfundimit të vizitës në Uashington, ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi se ende nuk është menduar se çfarë lloj marrëveshje do të ketë vitin tjetër me FMN. /Ora News/

SHKARKO APP