Marrëveshjet me Gjermaninë, 118 milion eurot shkojnë për ujin dhe energjinë

 

Energjia elektrike dhe uji i pijshëm janë dy sektorët sensitivë ku do të përqëndrohen financimet e qeverisë gjermane të konkretizuara në 6 marrëveshjet e nënshkruara pak ditë më parë në Tiranë.

Janë gjithsej 118 milion euro që do të investohen në 6 projektet e miratuara në marrëveshje, nga të cilat një pjesë janë grante dhe pjesa tjetër kredi të marra nga qeveria shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrëveshja e parë është për rifinancimin e ndërrmarjeve të vogla e të mesme në zonat urbane dhe rurale në fazën e dytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo parashikon dhënien e një kredie deri në 10 milion euro dhe synon zhvillimin e SME-ve në Shqipëri që përbëjnë edhe 90% të bizneseve në vend.

Marrëveshja e dytë është për projektin “Energjia ujore dhe siguria e digave në kaskadën e Drinit”. Marrëveshja parashikon dhënien e një huaje deri në 20 milion euro dhe pritet të mundësojë edhe ndërhyrjen për herë të parë në Vaun e Dejës.

Marrëveshja e tretë është për projektin “Efiçenca energjitike – programi për sektorin e transmetimit të energjisë elektrike”. Ajo parashikon dhënien e një huaje deri në 40 milion euro të garantuar nga qeveria shqiptare.

Marrëveshja e katërt është për masën shoqëruese të projektit “Program në sektorin e ujit – furnizim me ujë të zonave rurale II”. Marrëveshja parashikon dhënien e grantit deri në 1.5 milion euro dhe synon përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në këto zona.

Në funksion të këtij qëllimi është edhe marrëveshja e pestë me qeverinë gjermane për “Programin III për furnizimin me ujë të zonave rurale”. Marrëveshja parashikon dhënien e grantit deri në 24 milion euro.

Ndërsa marrëshja e gjashtë që parashikon dhënien e një granti deri në 12 milion euro është fokusuar tek projekti “Efiçenca Energjitike përmes sektorit bankar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?