Marsi ngjan shumë me Tokën

Mjeti i dërguar nga NASA për ta eksploruar Marsin në kërkim të jetës ka fotografuar një panoramë të mrekullueshme në planetin e kuq që e tregon atë shumë të ngjashëm me Tokën.

Fotografinë mjeti ‘Curiosity’ e ka bërë më 5 gusht, katër vjet pas uljes në kraterin Gale, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në të shihet peizazhi i një shkretëtire të ngjashme me atë në jugperëndim të Amerikës. Sipërfaqja që shihet në fotografi është pjesë e një shtrese gjeologjike të quajtur formacioni i Murray, që përbëhet nga depozitat e baltës në shtratin e liqenit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fillim të misionit të tij në Mars, ‘Curiosity’ e arriti qëllimin e tij kryesor kur zbuloi dhe ekzaminoi një mjedis të lashtë të banueshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?