Martesat me detyrim në Zvicër, ja çfarë rrezikojnë shqiptarët

Martesat e detyruara po bëhen një fenomen shumë shqetësues në Zvicër dhe për këtë qeveria vendase do të marrë masa duke forcuar ligjin.

Në një raport të publikuar së fundmi numërohen 900 martesa të detyruara për periudhën 2015 – 2017, edhe pse Zvicra i ka ndaluar martesat me detyrim që nga viti 2013. Martesa të detyruara kryesisht bëjnë familjet me origjinë nga Turqia, Maqedonia apo Kosova, por nuk mungon as Shqipëria.

sd

Më së shumti ato që bëhen pjesë e martesave me detyrim janë femra nën moshën 18 vjeç. Në vitin 2012, parlamenti zviceran miratoi një sërë masash që hynë në fuqi në vitin 2013, duke rritur dënimet me burg maksimumi 5 vjet për njerëzit që shpallen fajtorë për detyrimin e të tjerëve për t’u martuar.

Në raportin e ri, qeveria thotë se lufta kundër martesave të detyruara kërkon angazhimin afatgjatë të autoriteteve federale. Ajo do të mbështesë krijimin e një qendre kombëtare për periudhën 2018-2021 për të mbikëqyrur të gjitha rastet.

SHKARKO APP