Martohen për herë të parë lezbiket që i përkasin besimeve të ndryshme fetare
Një grua hindu dhe hebre kanë arritur të kthejnë dashurinë e tyre në histori pasi janë cifti i parë lezbike që i përkasin besimeve të ndryshme fetare.
Kalavati Mistry dhe Miriam Jefferson kurorëzuan lidhjen e tyre të shtunën, 20 vite pasi u dashuruan në një kurs trajnimi.
Në ceremoninë ‘Hindu’, ato ishin të veshura me rroba tradicionale të kuqe dhe të bardha, të shoqëruara me kurora.
48-vjecarja Kalavati zbuloi se e ka mbajtur të fshehtë pëlqimin e saj për femrat për një kohë të gjatë sepse i kishte prindërit shumë besimtarë.
Pasi morën bekimin e familjeve, të dyja u lumturuan dhe ishin gati për tu martuar para të afërmve dhe miqve të tyre.