Martohet drejtoresha e Doganave, Spiropali nuse e viteve ’20

Ndyshe nga ç’jemi mësuar të njihemi me historitë e dashurive të çifteve, – duke i bërë ato publike, – Spiropali arriti t’a mbante të fshehtë për një kohë të gjatë.

Por kjo nuk mund të themi se është diçka e pazakontë, pasi edhe vetë shefi Rama e mbajti të fshehtë historinë e tij të dashurisë me Lindën, po ashtu historia e dashurisë së deputetëve të PS-së Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi u zbulua vetëm pak kohë përpara dasmës.

Por ajo që ka më shumë rëndësi në këtë ditë të veçantë për Spiropalin, është pamja e jashtme për ceremoninë martesore dhe këtë ja ka besuar Lili Ismailit. Nga salloni “Lili Sposa” ajo ka zgjedhur një fustan të firmës “Nicole Spose”, nga koleksioni i vitit 2015.

Fustani i bardhë mjaft elegant është i mbuluar nga tantella dhe është një stil vintage, tipik i viteve ‘20, stil që Spiropali e ka ruajtur edhe tek grimi dhe flokët.

Duket sikur ky vit ka qënë një ogur i mirë për Partinë Socialiste, pasi dasmat dhe shtatazanitë nuk kanë munguar.

SHKARKO APP