Martohet me të dashurën e vdekur në funeralin e saj

Një burrë zemërthyer ka organizuar një ceremoni martesore midis tij dhe të dashurës së tij, e cila vdiq në një aksident rrugor së bashku me fëmijën e palindur.

Tsai Shangzhen i vuri të dashurës së tij shtatzënë një vello dhe unazë martese përpara familjes dhe miqve gjatë varrimit.

Tsai dëshironte që të mbante premtimin që i dha Chen Yichi dhe të organizonte martesën që kishte ëndërruar për të, edhe pse ajo kishte vdekur.

Chen vdiq në një aksident automobilistik në fund të gushtit. Ajo ishte takuar më Tsai 5 vite më parë dhe ishte 5 muajshe shtatzënë kur ndodhi aksidenti.

Ndërsa funerali i saj u zhvillua më 6 shtator në Changhua, Taichung.

Në një intervistë televizive pas funeralit, 30-vjeçari tha se ai dhe e dashura e tij kishin planifikuar që së shpejti të bënin ceremoninë e martesës.

/Oranews

SHKARKO APP