Matura Shtetërore, si plotësohet formulari A1 dhe A1-Z

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar dje rregullat e reja të aplikimit për Maturën Shtetërore 2015.  Formulari A1 plotësohet online dhe plotësohet vetëm nga maturantët e vitit shkollor 2014 – 2015.  Plotësimi i Formularit A1 fillon në Portalin Qeveritar, dhe përfundon në Portalin Matura Online në shkollën që caktohet nga DAR/ZA. Procesi i plotësimit të Formularit A1 ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”. Për aplikanët që kanë mbaruar maturën para vitit 2015, Formulari A1Z  plotësohet  online.  Procedura  e  plotësimit  do  të  bëhet  sipas  një udhëzimi të veçantë. Formulari plotësohet nga maturantët para Maturës Shtetërore 2015 dhe kandidatët që nuk janë shpallur fitues në asnjë program studimi në maturat e mëparshme.  Kandidatët që janë shpallur fitues në një program studimi në maturat e mëparshme, por nuk janë regjistruar ose janë çregjistruar gjatë vitit të parë akademik. Kur studenti vazhdon studimet në vitin e dytë e më tej, për të plotësuar Formularin A1Z duhet të marrë miratim në MAS. Kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit dhe aplikojnë për herë të parë në Maturën Shtetërore, si edhe ato që kanë aplikuar më parë dhe plotësojnë kushtet 2/b dhe 2/c të këtij Udhëzimi.

SHKARKO APP