Maturantja nga Kukësi nuk festoi por shokët e morën me vete (FOTO)

Fati e deshi që ditën më të bukur të maturës, atë të mbrëmjes, Erlinda Asllanaj nga Kukësi, të mos e festonte së bashku me shokët e shoqet e saja. Ajo u nda nga jeta para gjashtë ditësh. Në shenjë dashuri për shoqen e tyre, maturantët e gjimnazit “Havzi Nela” në Kukës e nisën mbrëmjen e maturës në një mënyrë të pazakontë.

Para se të nisnin festimet për përfundimin e shkollës së mesme, ata u ndaluan në varreza. Shokët dhe shoqet e Erlinda Asllanajt u mblodhën bashkë dhe marshuar drejt varrezave, për t’i dhënë asaj lamtumirën e fundit.

1102

23 qershori ishte një ditë dhimbjeje për familjen Asllanaj, e një ditë hidhërimi për miqtë e Erlidës, maturante në gjimnazin ‘Havzi Nela’ të Kukësit. 6 ditë më vonë, ajo duhej të festonte mbrëmjen e maturës bashkë me shokët e saj të klasës. Më 28 qershor, maturantët e shkollës ‘Havzi Nela’ të veshur me fustane e kostume mbrëmjeje, dhe me foton e Erlidës në duar, u mblodhën të gjithë në varreza për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Fotot janë postuar në “Facebook”, në profilin e shkollës së mesme të qytetit të Kukësit.

269

Fotot tregojnë momente shumë prekëse nga ky përkujtim që mblodhi të gjithë maturantët.

”Ditë e zezë sot për ne , humbëm vajzën më të bukur, Erlida Skënder Asllanaj , e cila humbi jetën”, shkroi në Facebook një e afërme e saj më 23 qershor,’ Ishte diçka e papritur, ishte një lajm shumë i hidhëruar për ne, edhe pse më ti nuk jeton, Lida, por ti do të mbetesh GJITHMONË në zemrat tona. Qofsh e xhenetit o Zot”,- shkruajnë ata në facebook.

R.Sh

SHKARKO APP