Mavraj: Qofshin bekuar nënat me gatimet e tyre për Ramazan!

Futbollisti i Kombëtares shqiptare të Futbollit, Mërgim Mavraj ka uruar besimtarët myslimanë për fillimin e Muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ai këtë urim e ka bërë me dedikim për nënën e tij duke pritur që t’i bashkohet për të kaluar iftaret dhe syfyret bashkë me të. Ai urimin e drejton edhe tek nënat shqiptare për gatimet e tyre në këtë muaj.

Urimi i plotë i Mavrajt:

“Prej së largu, mezi pres me mall me u taku me ty oh nana ime, të zgjohem së bashku me ty për të ngrënë iftarin edhe syfyrin. Qofshin të bekuara duart e nënave shqiptare që gatuajnë për familjet e tyre në këtë muaj të bekuar dhe ku sakrifica është kënaqësi”.

SHKARKO APP