Maxhoranca voton ligjet e Reformës në Drejtësi me 85 vota. Në çdo rast Rama ka 84 vota të sigurta

Edi Rama ka në çdo rast 84 vota të sigurta ku mund të votojë, ndryshojë e miratojë çdo gjë që ai deshiron, përveç ndryshimit të Kushtetutës e cila kërkon 94 vota. Por edhe 94 vota kryeministri i bën pa PD nëse e ndan mendjen se nuk do ti bëjë me PD.

Vetë PS ka 83 mandate deputeti, PSD ka 3 mandate, Mesila Doda e PDIU ka dalë e pavarur nga PD që nëse përkthehen në numër deputetësh pro mazhorancës arrin në 87 mandate deputeti. I duhen edhe 7 deputetë Ramës nëse vendos të ndryshojë Kushtetutën pa Berishën.

Në çdo rast 5 deputetë nga PD janë gati pro Ramës në momente delikate, pa harruar se i duhen edhe dy nga partitë e vogla, ku me një miklim në Kodin Zgjedhor kalojnë proRamës, paçka se sot bëjnë sikur duan ta hanë të gjallë kryeministrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj kryeministri Rama nuk ka asnjë shqetsim për opozitën. Problem mbetet vetëm SPAK-u për PS!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë mbrëmë pas gati 12 orësh debat, maxhoranca socialiste ka miratuar me 85 vota pro aktin normativ për ndryshimin e buxhetit të shtetit si dhe ndryshimet në dy ligje të Reformës në Drejtësi, të cilat kërkonin shumicë të cilësuar votash.

Megjithë mungesën e kryeministrit Rama, socialistët përfituan edhe nga votat e Partisë Social Demokrate për të kaluar kufirin e 84 votave të nevojshme.

Me 85 vota gjithashtu u miratuan edhe ndryshimet në Kodin Penal, por në këtë pikë deputeti socialist Erion Braçe u përball sërish me kreun e grupit të tij Taulant Balla, me të cilin kishte debatuar më herët gjatë debatit për aktin normativ të buxhetit.

Braçe propozoi një ndryshim në Kodin Penal për të dënuar me gjobë ose burg ata që u shesin produkte të duhanit fëmijëve nën 18 vjeç.

“Amendamenti synon kriminalizimin e shitjes të produkteve të duhanit, cigareve elektronike personave nën moshën 18 vjeç, kur më parë janë marrë masë administrative dhe dënohet me gjobë deri në 300 mijë lekë ose burgim deri në 6 muaj”, shpreh Braçe.

Pas tij e mori fjalën kreu i grupit, Taulant Balla, i cili tha se drafti që kishte shkuar në Kuvend ishte dakordësuar me Komisionin Europian dhe për amendamentin e Braçes nuk kishin marrë një miratim paraprak nga zyra e Delegacionit të BE-së.

Ai i sugjeroi Braçes që të tërhiqte nismën dhe ta rikthente në një moment të dytë për votim, gjë që ish-zv.kryeministri nuk e pranoi.

“Në emër të grupit të PS, nuk ka asnjë dyshim që mbështesim çdo lloj nisme të kësaj natyre. Por sikurse u tha gjatë diskutimit të paketës, kemi para një paketë e negociuar gërmë për gërmë me Komisionin Europian. Nuk është serioze për ne që të kalonim sot për nesër këto ndryshime, kemi pasur një përpjekje gjatë këtyre orëve me Komisionin, ia kemi dërguar materialin por nuk kemi marrë konfirmim. i kërkoj Braçes ta tërheqë nismën dhe në një moment të dytë ta votojmë. Nëse ai nuk e tërheq, i kërkoj kolegëve të abstenojnë për këtë nismë”, tha Balla, ndërkohë që pas tij 82 deputetë socialistë abstenuan për amendamentin e Braçes.

Ky i fundit në dy raste, ligjin e importit të armëve dhe atë të lobimit nuk mori pjesë në votim. Në ligjin e ri të lobimit, nuk ishte i vetëm pasi “abstenimin” e tij e shprehu me votë edhe Fatmir Xhafaj, i cili gjithashtu nuk mori pjesë në votim.

Votimet në seancë

Akti normativ nr. 11, datë 19.12.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar.

85 pro; 0 abstenim; 10 kundër

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente”.

85 pro; 0 abstenim; 0 kundër

Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin për Pronësinë Intelektuale, Burimet Gjenetike dhe Njohuritë Tradicionale të Lidhura me To, bërë në Gjenevë, më 24 maj 2024”.

85 pro; 0 abstenim; 0 kundër

Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr. 5/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore “Për aspektet tregtare të të drejtave të pronësisë intelektuale””.

84 pro; 0 abstenim; 0 kundër

Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr. 6/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore “Për lehtësimin e tregtisë së shërbimeve të ofruara nga agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë””.

85 pro; 0 abstenim; 0 kundër

Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për ndalimin e tregtisë së paligjshme në produktet e duhanit”.

85 pro; 0 abstenim; 0 kundër

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Votimi në parim: 85 pro; 0 abstenim; 10 kundër

Amendamenti i Braçes: 2 pro, 82 abstenim, 0 kundër

Votimi në tërësi: 85 pro, 0 abstenim, 9 kundër

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Nisma e Jorida Tabakut

10 pro, 1 abstenim (Iris Luarasi), 82 kundër

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

85 pro; 0 abstenim; 10 kundër

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar.

85 pro; 0 abstenim; 10 kundër

Projektligji “Për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje”.

85 pro; 1 abstenim (Erald Kapri); 0 kundër

Projektligji “Për lobimin në Republikën e Shqipërisë”.

83 pro (Xhafaj e Braçe nuk votojnë); 0 abstenim; 10 kundër

Projektligji “Për importin, eksportin dhe transitin e armëve të zjarrit, të komponentëve të tyre kryesorë dhe të municioneve”.

84 pro (Braçe nuk voton); 0 abstenim; 10 kundër

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”.

85 pro; 0 abstenim; 10 kundër

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

85 pro; 0 abstenim; 1 kundër

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?