Mayweather-Pacquaio, dueli i shekullit 250 mln dollarësh

Përballja e shekullit është konsideruar dueli mes Floyd Mayweather dhe Many Pacquiao, të cilët do të ndeshen më 2 maj në Las Vegas, për ndeshjen më të shtrenjtë në historisë së boksit.  Marrëveshja është arritur, dhe sipas të dhënave mediatike, të ardhurat llogariten deri në 250 milionë dollarë, por një klauzolë interesante është edhe ajo ku është shtuar një përballje shtesë gjatë muajve të vjeshtës.  Gjithsesi sfida e parë do të jetë unikale në llojin e saj, sepse për herë të parë që prej vitit 2002 kur u ndeshën Mike Tyson e  Lennox Leëis, të drejtat e transfetimit i kanë fituar dy televizione, ndërsa një biletë për në “MGM Grand Garden Arena” do të kushtojë mesatarisht 5 mijë dollarë, për të mos llogaritur çmimet e kripura të hoteleve në qytetin e mëkatit një javë përpara ndeshjes. Pacquiao ka rënë dakord që të përfitojë plot 100 milionë dollarë, ndërsa boksieri amerikan do të arkëtojë rreth 50 milionë më shumë.

SHKARKO APP