Mayweather-Pacquaio, gati “Beteja e Shekullit”, (kushton 300 mln dollarë)
Beteja e Shekullit, ose ndeshja më e shtrenjtë në historinë e boksit. Të shtunën më 2 maj me kohën lokale Floyd Mayweather përballet me Manny Pacquiao, në një sfidë që vlen 300 mln dollarë, nga të cilat 60% do të shkojnë në xhepat e Mayweather. Përgatitjet e dy boksierëve të peshave Super të Rënda kanë përfunduar. Gjithçka gati. Floyd Mayweather do të ndeshet me Manny Pacquiao në “Grand Garden Arena”, Las Vegas, në një betejë që po pritet me interes nga e gjitha bota.
Kampionët legjendarë si Mike Tyson, Amir Khan e Carl Froch kanë dhënë parashikimet e tyre mbi fituesin e garës, por megjithatë vetëm ringu do të zbulojë ditën e nesërme kampionët vërtetë botëror të boksit, pas 2 majit.
Bileta ka shkuar deri në 200 mijë dollarë për këtë sfidë. Për të parë Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao dyert do të hapen në ora 15:00. Ngjarja kryesore do të fillojë pesë orë më vonë rreth orës 20:00. Las Vegas është 9 orë prapa orës së Tiranës, që do të thotë se sfida Mayweather vs Pacquiao nuk do të fillojë para orës 05:00 të së dielës, me orë shqiptare.