“Mbaj gojën…!” Fyerjet më të rënda të udhëheqësve botërorë

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka thënë se i vjen keq që e ka quajtur homologun e tij amerikan, Barack Obama, “Bir kurve”. Komentet e tij kontroverse kanë shkaktuar pasoja diplomatike, teksa presidenti amerikan ka anuluar një takim të planifikuar me z Duterte. Por lideri i Filipineve, i cili ka fyer figura të shquara edhe më parë, nuk është i vetmi që ka fyer një udhëheqës botëror. Nga një “infermiere sadiste”, tek “djalli vetë”, më poshtë janë disa nga komentet më të paharrueshme të bëra nga, ose në lidhje me njerëz me pushtet.

Arafati, “biri i 60 mijë kurvave”

Ministri i atëhershëm sirian i mbrojtjes, Gjenerali Mustafa Tlass, i njohur për gjuhën e tij “shumëngjyrëshe”, shkaktoi një grindje diplomatike me Autoritetin Palestinez, kur ai e përshkroi liderin e tij, Jaser Arafat, si “bir i 60.000 kurvave”. Gjenerali Tlass, i cili bëri sulmin e famshëm ndaj Arafatit në një fjalim të vitit 1999, tha: “Ju duhet të thoshit në Shtëpinë e Bardhë se Jeruzalemi është kryeqyteti i shtetit të ardhshëm palestinez, por në vend të kësaj, qëndruat i qetë si një mi, dhe nuk guxuat të thoni asnjë fjalë të vetme në favor të Palestinës apo Jeruzalemit”. Komentet e tij shkaktuan demonstrata në Gaza, ku me mijëra palestinezë protestuan ndaj sulmit personal kundër udhëheqësit të tyre. Në një fjalim dramatik në OKB në shtator 2006, presidenti i atëhershëm i Venezuelës, Hugo Chavez, e përshkroi homologun e tij të SHBA, Xhorxh Bush si “djall”“Djalli është mu në shtëpi. Djalli, vetë djalli, është mu në shtëpi. Dhe djalli erdhi këtu dje. Dje djalli erdhi këtu. Këtu. Dhe këtu mban ende erë squfur sot. Dje, zonja dhe zotërinj, nga kjo tribunë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, zotëri të cilit unë i referohem si djall, ka ardhur këtu, duke folur sikur ai ka në pronësi botën. Si pronar i botës”. Në të njëjtën podium në vitin 2009, Chavez përshëndeti administratën e re të Obamës. Duke hedhur sytë rreth e rrotull, ai tha: “Këtu nuk ka më erë squfur. Jo, tani ka erë shpresë, dhe duhet të kesh shpresë në zemër”.

Farage dhe “lecka e lagur”

Kur një fjali fillon me fjalët “Unë nuk dua të jem i vrazhdë”, ndoshta duhet të përgatiteni për t’u ofenduar. Nigel Farage, udhëheqës i Partisë së Pavarësisë në Mbretërinë e Bashkuar (UKIP) në kohën e fjalimit të tij drejtuar deputetëve në Parlamentin Europian, nisi një sulm personal mbi Herman Van Rompuyn, që zgjati disa minuta. Ai tha se presidenti i Këshillit Evropian kishte “karizmën e një lecke të lagur”. Ai e krahasoi ish-kryeministrin belg me një “punonjës banke të gradës së ulët” dhe tha se ai vinte nga një “jo-shtet”. Sulmi, i cili shtangu të pranishmit, erdhi teksa Van Rompuy mbajti fjalimin e tij inagurues në parlament në Bruksel.-bota.al

 

 

SHKARKO APP