Mbajini mend këto kartmonedha sepse s’do t’i shihni më kështu

Në mbledhjen e sotshme e datës 7 qershor 2017, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi miratimin konfigurimit të serisë së re të kartëmonedhave të qarkullimit.

Këshilli Mbikëqyrës miratoi vizatimet e përmirësuara të kartëmonedhave që janë aktualisht në qarkullim. Seria e re e kartëmonedhave do të ruajë të njëjtën tematikë si ajo aktuale, por do të vijë te publiku e përmirësuar si në pikëpamjen vizuale ashtu edhe në atë të elementeve të sigurisë.

Miratimin e shtypjes së kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, me prerje 200 dhe 5000″>5000 lekë si dhe prodhimin e materialeve të printimit për kartëmonedhat 200, 500, 1000, 2000 dhe 5000″>5000 lekë. Në bazë të këtij vendimi, do të shtypen kartëmonedhat me prerje 200 lekë dhe 5000″>5000 lekë sipas konfigurimeve të reja të rezultuara nga procesi i përmirësimit të vizatimeve dhe elementeve të sigurisë së kartëmonedhave.

Kartëmonedhat me vizatime dhe elemente sigurie të përmirësuara, parashikohet të jenë në qarkullim, duke nisur prej fillimit të vitit 2019. Miratimin e disa ndryshimeve në rregulloren “Për përcaktimin e nivelit të vendimmarrjes në mbikëqyrjen e veprimtarive bankare dhe financiare”

Rishikimi i rregullores erdhi si nevojë e përshtatjes së saj me dispozitat e ligjit të ri dhe të akteve të reja rregullative të mbikëqyrjes për shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre, me qëllim përfshirjen e proceseve të reja licencuese dhe mbikëqyrëse në anekset që sigurojnë delegimin e kompetencave për këto subjekte. /monitor/

SHKARKO APP