Mbërrin në Milano ditën e fundit të merkatos, Interi transferon këtë sulmues
Interi ka arritur marrëveshjen me klubin francez Caen për të transferuar sulmuesin e talentuar, Yann Karamoh.
Mëngjesin e sotëm 19-vjeçari ka mbërritur në Milano ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore para nënshkrimit të kontratës me klubin “Nerazzurr”, shkruan “Calciomercato.com”.
Formula e kësaj transferte është në formë huazimi me mundësi të blerjes gjatë verës së vitit 2018.
Nëse Interi vendos për të transferuar talentin francez atëherë sezonin e ardhshëm duhet të paguajë 6 milionë Euro.
/ SYRI.net /