Mbështetja e biznesit, ja sa fonde do japë shteti në 2017-ën

Janë rreth 85 milionë lekë që do të shkojnë gjatë vitit të ardhshëm në mbështetje të biznesit të mesëm dhe të vogël nga programet e dedikuara të qeverisë.  Në total janë shtatë programe që ofrojnë grante për sipërmarrjet e ndryshme për t’i nxitur ato me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë: Konkurrueshmëria, Artizanati, Gratë Sipërmarrëse, Start up, Inovacion, SME Turizëm, si dhe skema Voucher.

Deri në muajin tetor ishin 104 biznese që patën aplikuar në skemat që mbështesin ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe nga këto, 55 kanë përfituar grante me një vlerë të disbursuar në rreth 28.4 milionë lekë. Këto projekte synojnë që të rrisin konkurrueshmërinë e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, të forcojnë kapacitetet prodhuese për daljen e tyre në treg.

Fondet për 2017-ën për çdo program

Fondi i Konkurrueshmërisë : 28 mln lekë

Fondi i Kreativitetit: 10 mln

Fondi i Grave Sipërmarrëse:9 mln

Fondi Inovacionit: 15 mln

Fondi Start up: 9 mln

Skema ‘Voucher”: 4 mln

Fondi mbështetje për SM në turizëm:10 mln

Shumat që mund të përfitojnë bizneset për çdo program

Fondi i Konkurrueshmërisë : Shuma maksimale që mund të përfitojë një subjekt është 1,400,000 lekë.

Fondi i Kreativitetit: Shuma maksimale që mund të përfitojë një subjekt është 500,000 lekë.

Fondi i Grave Sipërmarrëse: Shuma maksimale që mund të përfitojë një subjekt është 100,000 lekë.

Fondi Inovacionit: Shuma maksimale që mund të përfitojë një subjekt është 400,000 lekë.

Fondi Start up: Shuma maksimale që mund të përfitojë një subjekt është 300.000 lekë.

Skema ‘Voucher”: Shuma maksimale që mund të përfitojë një subjekt është 350.000 lekë.

SHKARKO APP