Mbështetja përmes skemës kombëtare, ministri Salla: 6.4 miliardë lekë për fermerët

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla thotë se mbështetja për fermerët përmes Skemës Kombëtare 2025 arrin në 6.4 miliardë lekë, pas disbursimit të 2 miliardë lekëve shtesë me aktin normativ të fundvitit, duke shënuar kështu një rritje prej 20,8% krahasuar me një vit më parë.

Sipas ministrit, fondi i shtuar synon uljen e kostove të prodhimit dhe garantimin e vijimësisë së prodhimeve bujqësore dhe blegtorale “Made in Albania”, duke e konsideruar Skemën Kombëtare si një instrument kyç për forcimin e prodhimit vendas dhe ekonomisë rurale.

Ministri Salla bëri të ditur se deri më tani kanë përfituar rreth 65 mijë fermerë, nga të cilët 49 800 janë mbështetur me naftë në masën 100%. Ai theksoi se akti normativ garanton pagesën e plotë për çdo fermer të kualifikuar brenda vitit buxhetor, duke siguruar korrektësi dhe transparencë në zbatimin e skemës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?