Mbi 200 kg drogë e municione luftarake, shpallet një person në kërkim
Policia ka sekuestruar mbi 200 kg drogë, municione luftarake e armë zjarri në fshatin Kuç të Vlorës, ndërsa ka shpallur në kërkim poseduesin e tyre me iniciale A.N., 35 vjeç.
Uniformat blu gjatë kontrollit të ushtruar në stanin e 35-vjeçarit gjetën:
– 4 armë zjarri tip automatik
– 4 krehëra model 56
– 210 fishekë model 56 si dhe
– 246 kg kanabis.
“Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë shpallja në kërkim e shtetasit A.N., 35 vjeç, banues në Kuç, si dhe po punohet intesivisht për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore,”-raporton policia.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ”Prodhim, shitja e narkotikëve” dhe ”Mbajtja pa leje e prodhimi armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278/3 të Kodit Penal.