Mbi 3 mijë shqiptarë në Lindjen e Mesme, PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën
Ku ndodhen mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme? Kjo ka bërë që opozita të kërkojë një seancë dëgjimore me kryeministrin Edi Rama. Deputetët e PD në Komisionin për Çështjet Europiane dhe Politikën e Jashtme kanë kërkuar mbledhje urgjente në një kërkesë që i drejtohet kryetarit të komisionit, Igli Hasani. Deputetët e PD-së Albana Vokshi, Tomor Alizoti, Vangjel Dule, Igli Cara e të tjerë propozojnë që më 9 mars 2026 të zhvillohet një seancë ku Rama të informojë mbi situatën dhe masat që janë marrë nga qeveria.
KOHA JONË SONDAZH


