Mbi 350 pasagjerë të nisur drejt Rinasit devijojnë në Brindisi, shpërthejnë në revoltë: Nuk na kanë dhënë asnjë shpjegim
Mbi 350 pasagjerë, të cilët udhëtonin nga Bergamo dhe Bologna drejt Aeroportit të Rinasit, janë kthyer për shkak të motit të keq dhe kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e Brindisit.
Pasagjerët, të cilët kishin si destinacion përfundimtar Shqipërinë, vijojnë të qëndrojnë në aeroportin e Brindisit. Për shkak të mungesës së informacionit dhe zgjidhjeve nga kompania ajrore, ata kanë protestuar dhe vazhdojnë protestën, duke penguar edhe zhvillimin normal të proceseve dhe shërbimeve në aeroportin e Brindisit.
Sipas pasagjerëve, kompania ajrore Wizz Air i ka braktisur, duke i lënë në aeroport pa akomodim, transport alternativ apo sqarime të qarta për vazhdimin e udhëtimit.
KOHA JONË SONDAZH

