Mbi 83 mijë pushues përfituan nga shërbimet e qendrave shëndetësore verore

Qendrat shëndetësore verore të vendosura në bregdet dhe zonat turistike të Shqipërisë qëndruan në gatishmëri të plotë nga 1 qershori deri më 30 shtator 2025, duke ofruar mbështetje të menjëhershme dhe cilësore për mijëra pushues vendas dhe të huaj.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikoi sot të dhëna zyrtare sipas të cilave mbi 83,800 vizitorë që zgjodhën plazhet dhe destinacionet turistike shqiptare u trajtuan në këto qendra gjatë këtij sezoni veror. Kjo shifër reflekton angazhimin e madh të sistemit shëndetësor për të siguruar kujdesin e nevojshëm në një periudhë ku trafiku dhe kërkesa për shërbime rriten ndjeshëm.

36 qendra shëndetësore verore funksionuan 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, falë përkushtimit të mjekëve, infermierëve dhe teknikëve të specializuar. Këto ekipe garantuan qasje të shpejtë dhe profesionale, duke u kujdesur për nevojat e urgjencës si dhe për shërbime parandaluese që synojnë mbrojtjen e shëndetit të pushuesve gjatë gjithë qëndrimit në destinacionet turistike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendosja strategjike e qendrave pranë pikave më të frekuentuara turistike dhe plazheve më të njohura siguroi ndërhyrje të shpejtë në rast të emergjencave, si dhe informim dhe këshillim profesional për ruajtjen e shëndetit. Ky organizim kontribuoi në krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe komod për vizitorët, duke e bërë sezonin turistik më të qetë dhe të mirorganizuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?