Mbledhja e gjyqtarëve, Albana Boksi: Drejtësia ka nevojë për kushte të sigurta. KLGJ duhet të reagojë me forcë
Pas mbledhjes që erdhi nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, gjyqtarët kanë dalë me një deklaratë të përbashkët. Ata kërkojnë më shumë siguri për gjyqtarët. Në fjalën e saj, gjyqtarja Albana Boksi tha se drejtësia ka nevojë për kushte të sigurta.
“Kërkojmë siguri dhe kushte për ushtrimin me ndershmëri të funksionit, thirrje për veprim. Sistemi gjyqësor po përballet me mungesë sigurie, godina të amortizuara. Drejtësia ka nevojë për forcimin, kushte të sigurta.
KLGJ duhet të reagojë me forcë dhe përgjegjshmëri, kjo nuk është thirrje për konflikt. Pushteti legjislativ dhe ekzekutiv duhet të marrin përgjegjësi për gjendjen ku ndodhet drejtësia”, tha ajo.
KOHA JONË SONDAZH

