Mbledhja e Kryesisë, Salianji kërkon protesta në ditën e parë të Parlamentit
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka kërkuar në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike që opozita të reagojë fuqishëm në ditën e parë të Parlamentit më 12 shtator, pra këtë të premte.
Salianji është shprehur që të ketë reagim në formën e protestave, siç PD ka mbajtur shpesh gjatë vitit të kaluar jashtë parlamentit. Por kjo kërkesë e Salianjit ka qenë më së shumti një qëndrim i tij, pasi në këtë mbledhje të Kryesisë nuk u diskutua për protestat opozita. Megjithatë, mbetet një alternativë e hapur.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD, ishin përjashtuar deputetët që nuk u rizgjodhën. As Salianji nuk ka mandat deputeti, por ishte thirrur pasi ai në muajin korrik doli nga qelia teksa ishte dënuar me 1 vit burg për shpifje.
KOHA JONË SONDAZH

