Mbledhja e PS, zbulohen porositë e kryeministrit Rama
Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja që kryeministri Edi Rama zhvilloi me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë në Pallatin e Brigadave.
Sipas informacioneve, Partia Socialiste pritet të nisë javën e ardhshme një tur të gjerë takimesh në terren me qytetarët, të quajtur “Punët e Shqipërisë”. Në këtë angazhim do të përfshihen ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët, të cilët do të zhvillojnë takime në të gjithë vendin.
Ky tur politik pritet të zgjasë deri në muajin qershor, duke kulmuar më 12 qershor, datë që përkon me 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.
Ndërkohë, sipas burimeve mediatike, në tryezën kryesore të punimeve nuk ka qenë e pranishme Elisa Spiropali.
KOHA JONË SONDAZH

