Mbledhje apo gallatë? Debati Hasani-Balla: Mos u nxeh tani mor burrë, po nuk durove kaq presion

Mbledhja e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme këtë të enjte ku u votua në parim për projektligjin e pjesmarrjes së Shqipërisë në Bordin e Paqes pas ftesës së presidentit Donald Trump, u shoqërua me debate. Kryetari i komisionit, deputeti i PS-së Igli Hasani dhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla patën një debat pasi ky i fundit i tha deputetit Agron Shehaj të ulet për të votuar.

Taulant Balla: Hë mo s’do votosh ti.

Igli Hasani: Lëre tani Taulant tani të lutem ta bëj këtë gjënë tani dhe vazhdojmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Taulant Balla: Po të ulet të votojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Igli Hasani: Po nuk do të votojë, çke tani, le të iki.

Taulant Balla: Qetësohu.

Igli Hasani: Po ça të qetësohem tani. Votojmë në parim projektligjin.

Elisa Spiropali: Votove zoti Shehaj?

Agron Shehaj: Votova zonja ministre.

Igli Hasani: Të lutem, o zonjë tani. O Elisa ta ndërpres, ta lë?

Taulant Balla: Mbaroje tani. Mos u nxeh edhe ti mor burrë.

Igli Hasani: Ça është ky muhabet tani, bëjmë gallatë apo të vazhdojmë mbledhjen?

Taulant Balla: Jepi o vëlla, po nuk mbajte kaq presion…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?