Mblidhen ne Tirane të apasionuarit e “Harley Davidson”
Për të 10-in vit radhazi shoqata “StellWings Albania” organizon në kryeqytetin shqiptar eventin “MotoFest”, ku mblidhen të apasionuarit e motorëve “Harley Davidson” nga të gjitha vendet shqipfolëse dhe jo vetëm.
Risia e këtij viti është se në këtë organizim pritet që pjesëmarrësit të jenë jo vetëm nga Ballkani, por edhe nga Europa Perendimore.
Qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i traditave kulturore, sportive dhe turistike të Shqipërisë. Aktiviteti përkon dhe me çeljen e sezonit turistik 2015.
Sikurse në organizimet paraardhëse, edhe këtë herë donacionet dhe të ardhurat që do të grumbullohen nga ky event do të shkojnë për fëmijët jetimë dhe ata në nevojë. Aktiviteti do të zgjasë deri më 28 qershor.