Mbyllet shkolla verore e integrimit, Bregu: Nga sot jam e papunë
Bashkë me shkollën verore të integrimit kryetarja e komisionit të integrimit Majlinda Bregu, mbylli dhe karrieren e saj si deputete e kuvendit. Bregu, tha se nga sot eshte e pa punë ndërsa citoj Churcill, Duke theksuar se “Të përmirësohesh do të thotë të ndryshosh, të jesh i përsosur do të thotë të ndryshosh shpesh” … mbylljen e shkollës verore të integrimit e përshendeti nëpërmjet një video mesazhi, komioneri Johanes Hanh, i cili tha se integrimi kërkon punë të palodhur, dialog intensiv dhe të vazhdueshëm.
Me mbylljen e shkolles verore të integrimit, Majlinda Bregu, ka mbyllur edhe karrirën e saj si deputete e kuvendit të Shqipërisë. Nga sot ajo e ka cilëson vetën të pa punë, ndërsa për këtë situatë solli në vëmendje një shprehej të Chuchill.
Bregu: Dita e fundit e punës me mandatin e parlamentarit, që do të thotë që duke filluar nga nesër jam e papunë. Por sikurse thotë Churchill, dhe kjo është një mundësi shumë e mirë, do mundohem të përmirësohem sepse të përmirësohesh thotë Churchill do të thotë të ndryshosh, pro që të jesh i përsosur duhet të ndryshosh vazhdimisht.
Konferncën në përmbyllje të shkollës verore e përshëndeti nëpërmjet një video mesazhi edhe komsioneri për zgjerim, Johanes Hahn, I cili tha se të bëhesh anëtar i Bashkimit Europian është zgjedhje politike, themelore për të ardhmen e vendit.
Hahn: “Të përkthesh aspiratat politike në ndryshime konkrete dhe përmirësim të cilësisë së jetesës, paqes, dinjitetit dhe prosperitetit, është gjithmonë shumë komplekse dhe kërkuese. Kërkon punë të palodhur, dialog intensiv të vazhdueshëm për të arritur balancë në shoqëri. Kjo është faktikisht detyra e njerëzve si ju, të cilët përgatiten për të pasur një rol në procesin e integrimit. Do ju duhet të gjeni zgjidhje”
Ndërsa ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin, vlerësoi shkollën verore të integrimit, ndërsa tha se dija është themelore nëë mënyrë që ky proces të ecë në rrugë të sukseshme.
Vlahutin: “Angazhimi juaj do të vlersohet nga të gjithë shqiptarët. Në delegacion ne po shtojmë asistentë ndaj kushdo që do të aplikojë është e hapur për shoqërinë civile por edhe qytetarët që duan të përfshihen në programe të dialogjeve të politikave. Ndaj kontrolloni në vazhdimsi njoftimet tona. Ky lloj procesi mund të jetë vetëm një proces gjithëpërfshirës. Është tepër e rëndësishme që gjithmonë të ketë përmirësime cdo vit”