Mbyllja e shkollës në Mengël, banorët bllokojnë aksin Librazhd-Elbasan

Banorët e fshatit Mengël kanë bllokuar aksin rrugor Librazhd -Elbasan dhe shkak është bërë mbyllja e shkollës 9-vjeçare në këtë fshat.

Ata kërkojnë hapjen e shkollës 9-vjeçare të mbyllur vitin e kaluar.

Rreth 300 nxënës të fshatit kanë bojkotuar procesin mësimor prej nisjes së vitit shkollor.

Ndërkohë sot pritet konferencë e kryetarit të Bashkisë Elbasan, i cili do të sqarojë qëndrimin në lidhje me këtë çështje.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1079574822202860/?t=0

SHKARKO APP