Mbyllja e thertoreve, tregtarët e mishit në protestë
Mbyllja nga AKU e thertores së vetme në Mallakastër nxorri në protestë para prefekturës së Fierit tregtarët e mishit.
Me pretendimin se thertorja plotësonte të gjitha kushtet higjeno sanitare, ata thanë se vendimi i ka lënë prej javësh pa punë edhe pse janë tatimpagues të rregullt
Tregtarët kërkuan angazhimin e prefekti të fierit dhe të AKU rihapjen e thertores së Mallakastrës, përndryshe paralajmëruan përshkallëzim të protestave
Tregtar: “Vetëm të marr armën në krah e të bëj luftë me shtetin, skam çfarë të bëj tjetër.”
Në krah kishin edhe veterinerin e bashkisë Mallakastër.
Veterineri: “Unë jam veteriner, specialist dhe e shikoj që është padrejtësi.”
Efektet e mbylljes së thertoreve kanë prekur edhe blegtorët. Në Kukës këta të fundit ankohen për rënie të fuqisë blerëse
Blegtor: “Njerëzit shkojnë dhe e marrin mishin në Kosovë dhe nuk blejnë mish vendas.”
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur prej disa javësh kontrollin e zinxhirit të mishit, me qëllim garantimin e cilësisë së produktit në tryezën e konsumatorit.