McCartney heq dorë nga droga në moshën 72 vjeçare

72 vjeçari McCartney ka pranuar se tashmë ka lënë drogën, për hir të fëmijëve dhe nipërve. Ai prej kohësh nuk tymos më kanabis dhe ky është një vendim i marrë për të treguar se ai është një njeri familjar. 

Ish pjestari i Beatle-s i cili ka pesë fëmijë dhe tetë nipër e mbesa, thotë se për herë të fundit ai ka tymosur shumë kohë më parë dhe tani preferon një gotë vere apo një Margarita.

“Nuk e bëj më këtë gjë. Pse? E vërteta është se nuk dua të japë shembull për fëmijët dhe nipërit. Është çështje prindërimi. Dhe më parë, kur isha një djalë që endesha rrugëve të Londrës, e mbaja larg syve të fëmijëve të mi”, ka thënë ai për Daily Mirror. 

SHKARKO APP