Më 9 mars mbahet seanca e parë gjyqësore për Erion Veliajn
Më 9 mars mbahet seanca e parë gjyqësore në GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj.
Kryesuese e seancës do të jetë gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa dy realtorët do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.
Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si edhe 28 personave e shoqërive pjesë e së njëjtës dosje.
Veliaj ndodhet prej një viti në paraburgimin e Durrësit.
KOHA JONË SONDAZH

