Me Bashën, për një opozitë, republikë dhe Shqipëri Evropiane…

Nga Azgan Haklaj/Përtej faktit se kush i fitoj zgjedhjet e kush do të bëjë opozitën, asnjë politikan dhe analist me mend në kokë nuk mund të anashkalojë rolin vendimtar të kryetarit të PD, z. Lulzim Basha në dekriminalizimin e parlamentit të dalë nga zgjedhjet e vitit 2013, pushtetit lokal, institucioneve të shtetit të së drejtës, si dhe në parandalimin e katastrofës së 25 qershorit, një plan ogurzi i hartuar nga binomi Rama-Meta per interesa të tyre utilitare dhe oligarkët e mafjes politiko-ekonomike te lidhur si oktapod me krimin e institucionalizuar në pushtet.
Pas një beteje të gjatë e të vendosur me pushtetin e sponsorizuar nga bandat në parlament dhe në sheshet e Shqipërisë, lideri i opozitës Basha ia doli me sukses të plotë të organizojë protestën më të gjatë, më të vendosur, më qytetare në tërë historinë e pluralizmit politik, që ka njohur Shqipëria duke trokitur fort në ndërgjegjen e qytetarëve shqiptarë. Basha zgjoi kurajon e tyre e sëbashku me ta u kthye në një digë të pakalueshme për ambiciet e uzurpatorëve të parlamentit e të qeverisë të cilët e përvetësuan e kthyen në filozofi të tyre postulatin kriminal të Leninit;
I gjithë pushteti sovjetëve.
Nëse me betejën e vendosur të dekriminalizimit Basha u shndërrua në gardian i lirisë dhe i dëboi nga parlamenti emblemat e krimit, me marrëveshjen me kryeministrin Rama bëri një kryevepër, që është në stilin e politikanëve te klasit të lartë, të vendosur e të guximshëm.
Me ketë marrëveshje shpëtoi vendin nga një perplasje civile me pasoja të rënda, afatgjata. Ai arriti të shpetojë parlamentarizmin si gurë themeli të demokracisë, rendin kushtetues dhe imazhin e Shqipërisë tek aleatët tanë përendimorë dhe tek faktori nderkombtarë.
Basha arrti të shmangë skenarin Gruevski që përgjaku tempullin e demokracisë ,parlamentin e Shkupit.
Zhbërja e koalicionit PS-LSI dhe nxjerrja në pension politik e bimbashëve dhe qehajajve të Pd-së, aksionerë kryesorë në humbjen e Pd-së në vitin 2013 janë dy kontribute të tjera të çmuara te z Basha me efekte afatgjata jo vetëm për PD-në ,por për krejt politikën shqiptare.
Paradoksi i madh qendron në faktin se nëse LSI ka drejtuar zjarrin e katjushkës politike kundër Ramës dhe rilindjes të cilën e cilëson organizatë oligarkike e kriminale, senatorët e baroneshat e PD-së të vetëdemaskuar si kumarxhinj te pushtetit, karrieristë të sëmurë e provincialë në mentalitetin e qellimet e tyre nuk e shohin Ramën dhe rilindjen si të keqen e ketij vendi por kryetarin e Partisë Demokratike z. Basha. Ata kërkuan dorëheqjen e z. Basha dhe kërcënuan me protesta ndërkohë që demokratët nuk dëshirojnë të jua shohin fytyrën e të gjithë së bashku nuk e mbushin dot një autobuz me perkrahës të tyre.
Urrejtja e gardës së vjetër ndaj Bashës vjen jo vetëm nga humbja e privilegjeve dhe ofiqeve të tyre por ca më shumë nga kompleksi i inferioritetit dhe frika e zbulimit të kaluerës së tyre të errët nga skaneri politik.
Basha i përket jo vetëm shkollës përendimore si intelektual dhe profesionist por dhe si politikan e ka mbajtur këtë staturë në nivelet më të larta.
Ai braktisi karrjerën e tij të shkelqyer profesionsle për tu investuar ne Partinë Demokratike në periudhën e saj më të veshtirë dukë u shnderruar në imazhin e Ri blu dhe duke u bērë shpejt politikani dhe ministri më i brilant i brezit dhe moshës së tij.
Fitoj si deputet në një bastion të majtë, shkelqeu si ministër i brendshëm , i jashtëm, i transporteve, u riktheu kryeqytetin demokratëve.
Ndertoj rrugën e Kombit, ështē ideatori dhe realizuesi me sukses i projektit të lëvizjes së shqiptarëve pa viza.
Me kembëngulje e maturi dipllomatike arriti të bindë e të shtojë numrin e shteteve që njohën pavarsinë e Kosovës.
I dha jetë njē infrastrukture moderne në të gjithē Shqipërinë.
Bashën e akuzojnë si uzurpatorë shumë nga ata që i ka mbajt afer dhe ju ka besuar sinqerisht.
Thirrja e Qezarit 2000 vjet më parë kur komplotistët e qëllonin me thika:
“Edhe ti o Brut?!”, na kujton se egoja e shfrenuar për pushtet e pabesia janë binomi i monstrave makiaveliste të politikës.
Në një moment sinqeriteti Kryeministri Rama ka zbuluar për Bashën dhe kundershtarët e tij dy të verteta.
Ai falenderoj publikisht Bashen dhe theksoi se në çastin e marrveshjes lideri i opozitës pati parsorë interesin e Shqipërisë.
Kryeminisri u shpreh në sajtin e tij se shumë demokratë kanë votuar për ne.
Nuke di sa rekrutë, sa mercenarë ,sa kolebaracionistë i kanë derguar Ramës të vetëshpallurit shpetimtarë të PD-së ,por jam i bindur se motoja e tyre pas meje u baftë nami i ka shtyrë deri aty sa të bajnë thirrje me kuje shpurës së tyre me të cilët kanë ngritur klanet e interesit të votojnë PS-te.
Lufta brenda llojit është po aq e vjetër sa vetë historia e shtetit dhe e politikës.
Në pamundësi në një perballje të drejtëperdrejtë me Bashën apo më saktë të ballafaqimit me faktet kokëforta së çfarë i kanë ofruar dhe çfarë zhvatur PD-së ,ky klan sot lufton me cinizëm kryetarin e saj.
Klani i zotërinjëve e zonjave qe u ka humb rruga në oborr të shtëpisë tonë të perbashkēt janë para një të vërtete të madhe deshpëruese;
Zgjedhjet kanë filluar e do të jenë një referendum i mbarë demokratëve shqiptarë për të rikonfirmuar z Basha si lider te tyre për të zgjedhur të ardhmen në vend të shkuares, liderin e shkollës, mendësisë perëndimore në vend të atyrë tregtarëve boduinë të cilët PD-ja i ka mbajtur ne kurriz tash 27 vjet si deveja ne shkretëtirë.
Basha çliroi PD-në nga vargonjtë e sanxhakbeut,Ridvanit të Rakickës, luçiferit Patozi , matriakatit çalaman të Topallit,topçiut Imami, sharlatanëve Ruli e Bregu e te tjerë që bajnë korin e violinave deshpëruese që vajtojnē humbjen e ofiqeve të tyre të dhuruara pa asnjë kontribut në terren për Partinë Demokratike.
Me Bashën janë qëndrestarët dhe idealistët e vertetë të Dhjetorit 90-të, rinia qē aspiron ëndrrën Evropiane, demokracinē dhe një prespektivē tē sigurtë në Atdheun e vet.
Me Bashën janë artistët intelektualët.
Ish të burgosurit politikë, të persekutuarit e regjimit komunist nuk kanë asnjë medyshje.
Ata mbështesin Bashën sepse shohin tek ai profilin e nje politikani karizmatikē i cili ka një program konkret e të detajuar politik dhe ekonomik për ti dhanë më në fund Shqipērisë një Republikë të Re atë tē qytetarëve dhe popullit sovran.
Projekti i Bashës për Shqipërinë Evropiane i shprehur qartë në një referendum mirëkuptimi e besimi me qytetarët shqiptarë në të katër anët e vendit është një projekt që e ndan përgjithmonë Shqipërinë nga e shkuara diktatoriale dhe tranzicioni i gjatë dhe i vështirë politik.
Ringritja e falangave dhe fantazmave të së kaluarës është një mision i pamundur si për rilindjen e Ramës ,ashtu edhe për neoramistët e PD-së ,të reshtuar në taborrin kundër Bashës.
Endrrat e atyre që shpresonin e besonin se PD dhe opozita do të asgjesohen me dt 25 qershor, do kurbanizohen ditën e Bajramit u tretën si kripa në ujë.
E keqja ështē mundur përgjithmonë.
Lezha e besëlidhjës sē Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) ,e pas saj gjithë Shqipëria do të tregojnë se PD, binjakja e lirisē së Shqiptarëve në shekullin e njezetë do tē jetë udhëheqësja dhe frymëzuesja e opozitës për Republikēn e Re dhe Shqipërinē Evropiane.
Ku eshtë shpirti i Zotit aty ështē liria thoshnin latinēt e lashtë.
Basha beson si askush tek Zoti, liria ,republika e popullit sovran.
Endrra blu vazhdon me Bashen prandaj te gjithë demokratët e Shqipërisë do të votojnë në menyrë plebishitare per projektin e Tij.

SHKARKO APP