Me buzë, krijon vepra arti

Piktura me buzë. Artistja kanadeze, Alexis Fraser, e cila ka zhvilluar një teknikë shumë origjinale. Ajo krijon në fakt piktura të pabesueshme, duke puthur telajon.

Përmjet buzëve, ajo krijon figura shumë të detajuara, të thjeshta, duke u kujdesur që ta vendosë buzën në vendin e duhur. Sipas mediave vendase, Fraser u specializua fillimisht në piktura në vaj, por pastaj zhvilloi këtë teknikë. Ajo i realizon pikturat duke vënë të kuq buzësh dhe më pas puth kanavacën.

Ato janë të shpeshta, në një pikë të veçantë për të krijuar formën. Më pas ajo përdor edhe furçën, për detajet e vogla, por duhet theksuar se pjesa më e madhe e punës është bërë nga puthjet e vërteta.

Artistja kanadeze është shprehur se për portrete me sipërfaqe të mëdha, duhen shumë puthje dhe buzëkuq.

Një portret të Marilyn Monroe, i bërë në vitin 2014, ajo kishte puthur kanavacën për katër ditë rresht dhe konsumoi dy buzëkuq.

C_2_fotogallery_3004723_1_image

SHKARKO APP