“Më filloi përsëri dhimbja e kokes “…….?!
LETRA NË REDAKSI
Nga Evdal Nuri
Sa herë që shqetësohem më dhëmb koka ! Ketë e kam patur që kur isha i vogël . Kur merria ndonjë notë negativ, kur zihesha me shokët , kur më akuzonin me pa të drejte ! Koka më dhembte dhe kur erdha në Tiranë . S’më fliste askush, më dukesh vetja i tepërt ! Ne Berat çdo dhjetë metra përshëndetetsha. Nje mjek i mire ma gjeti “ilaçin”: “Ose do të do shkosh në Berat , ose do të fillosh punë “ Derman tjetër s’ka ! Fillova punë e shpëtova . Tashti që s’punoj “rrethi”është zgjeruar . Koka me dhemb edhe kur zihen në Parlament në televizion, kur shoh vrasje , aksidente e tjerë…. ! Disa muaj isha mirë. Më pak kam parë televizion ,kam degjuar lajme . “Ata”që na i shkaktojnë ishin me pushime . Më të arsyeshëm do të jenë mendoja , por paskam gabuar ! Kanë marrë forca të reja për të nisur “betejën”. Kuvendi filloi përsëri punimet. Filloj punë ai, filloi sheri, filloi dhe dhimbja e kokes , por jo vetëm tek unë ! Një ditë pija kafe më Pr.Dr Pandeli Çinën. Na kanë rënë veshët rehat këto muaj tha ! Na dhemb “koka”kur shohim të njëjta fytyra ! Me të njëjtin fjalor, denigrues , përçmues , ofendues ! Që kur ngrihen me leje , apo pa leje themi : “Çe dëgjon këtë”. Kur fletë ndonjë tjetër, me karar e arsyeshëm ,tregojmë inters dhe e dëgjojmë me vëmendje . Atëherë kush janë më të respektuar të parët , apo të dytët . Edhe këtë s’e kuptojnë deputet tanë ? Deputeti pas votimit më tepër e ndjen veten si përfaqësues i kryetarit të partisë që e vendosi në listë, se sa përfaqësues i popullit apo i partisë. Ata shkëput marrëdhëniet me votuesin, pasi votuesi ka votuar për partinë dhe jo për atë drejtpërdrejt. Votuesi që votoi partinë, pas votimit nuk ka me kë të konsultohet për hallet e tij, pasi strukturat partiake pas votimit bëhen inekzistente dhe nuk i pyet kush. Në këtë këndvështrim votuesi mbetet pa përfaqësuesin e tij të drejtpërdrejtë. Kush nga deputetët pas zgjedhjeve ka vajtur tek elektorati për të dëgjuar hallet e tyre ? Besoj se asnjë ! I zgjedhuri mjafton të sillet mirë me kryetarin, që jo vetëm ta vendosë në lista por dhe të parin që të jetë i sigurt për të marrë mandatin e radhës. Votuesit shqiptar aktualisht i është hequr e drejta e zgjedhjes, ai vetëm voton, veprim ky që cënon të drejtën e tij për të zgjedhur drejtpërdrejt përfaqësuesin e vet. Ne jemi përballur me tre lloj deputetësh. “Një pjesë e shëndetshme, diskutojnë me përgjegjshmëri për problemet që ka vendi, një pjesë ulërijnë me një fjalor rrugaçëror, mjafton të jenë besnikë të kryetarëve, dhe një pjesë nuk e hapin gojën por ngrenë dhe ulin kartonin”. Nëse votimi do të bëhej i drejtpërdrejtë nga populli nuk do të kishim këtë lloj niveli sot në Parlament. Me të drejtë na zë koka kur dëgjon se ç’flasin e s’i flasin ! Na shtohet dhimbja kur shikon fodullëkun e disa deputetëve ndaj votuesve. Mirë do të thoni ju , kur s’i duron , mos hap televizion e puna është e zgjidhur . Ia që s’na rrihet . Kush nga shqiptarët s’merret me politikë ? Edhe kur s’e hapa televizionin diskutimet vazhdojnë në kafene : “E pe atë mbrëmë “ ? “Ç’ia bëri mirë’ !”E merritont ai ! Fletë kot ia priste tjetri . Ata zabtuan foltoren e parlamentit ! Mirë ia bënë . Qysh thua ti ? S’kam të drejtë unë ? Pas dhjetë minutash , filloi dhimbja e kokës ! Edhe neve na “krruhet”. Kështu na kanë edukuar . Punë s’ka , kafenëtë i gjenë plotë. Të rijntë me celularët bëjnë esapet e dashurisë, kurse ne të politikës . E kemi të qartë se s’na pyet njeri, por ngushllohemi e shtyjmë kohen me politikë ! S’i mos të “shohësh”, dikutimet , arsyetimet fjalorin e deputetëve që kemi zgjedhur ! I kemi zgjedhur, e rizgjedhur . Ata që ishin janë . Konkretisht 4 ish-kryeministra, 45 ish-ministra, 9 kryetarë partish, 8 kryetarë bashkish. Ku jemi , atje ku ishim! E çutitëshmë u zgjodhën ata më “të egrit”, “grindavecët”. Populli s’i do , por i”dashka politika “! Kryetari i ri i parlamentit, po zbaton rregulloren .S’i lë të flasin sa të duan , s’i të duan , e kur të duan ! Nryshe dhimbjen e “kokës”e kemi peshqesh dhe këto katër vjet . Por ia që koka dhemb dhe pak minuta diskutim ! Kjo varet nga lloji i diskutimit , fjalori qe perdoret ! Përbëria e njëjtë, vetëm forma ka ndryshuar! Deputetët tanë janë të “prirur për drejtësi”. Kjo është arsyeja që 36 janë “me juridik e drejtësi”, nga këta 16 tek universitetet private ! Vetëm 23 deputet janë në Parlament me grada shkencor, që i bije, jo më shumë se 16%, kurse biznesmenë 26% . Pra, vlen më shumë paraja se sa dija? Por ajo që bie në sy është se shumë prej emrave të vjetër, janë të përfolur për abuzime, afera korruptive. Në total janë 22 deputetë që janë dënuar apo akuzuar, shumica prej të cilëve për shpifje. Atëherë pse duhet patjetër këtë të jenë përsëri deputet ? A s’ka në Shqipëri njerëz më të ndershëm e më të ditur se këta … ?! S’mund të bëhesh intelektual në fushën e drejtësisë me 6 muaj kurs, ose më një diplomë false apo të blerë ! Në botën perëndimore ku duam te hyjmë, me 6 muaj dhe shofer s’mund të bëhesh dhe jo më jurist! Nuk mund të jemi të kënaqur dhe të qetë që po jetojmë në këtë shoqëri, kur kultura është e sipërfaqshme. Për këtë realitet duhet të mendojmë më shumë. Është koha që të bëjmë diçka për të ndryshuar shoqërinë tonë e ashtuquajtur “e lirë”. Ka njëzeteshtatë vjet që po kalon një periudhë të mbushur me korrupsion, me padrejtësi, me kriminalitet, me pasiguri jete, me varfëri, me shkatërrim territori, me ikje truri. Në momentin politik që po kalojmë , kemi një polarizim të tejskajshëm, një konfliktualitet që e ka bllokuar, madje po e dëmton rëndë jetën tonë shoqërore, politike, ekonomike, kulturore, imazhin tonë, të ardhmen tonë europiane. Cila është përgjegjësia e politikanëve për këto ? Cili është roli i intelektualëve pranë partive e liderëve në këtë konflikt ? Këto e shumë pyetje të tjera , t’i japi përgjigje klasa politike, s’i edhe për intelektualët që i duhen këtij vendi. E dini pse zihen ? Për tu dukur . Se s’ju këput shpirti për hallet e këtij vendi . A se kuptojnë që sherret janë pjese e dhunës . Dhe dhuna fillon atje ku mbaron arsyeja . Ajo është “forca dobësisë”. S’i se kuptojnë , se me dhunë s’kanë zgjidhur asgjë, por vetëm janë diskretituar, e kanë humbur . Njeriu mëson nga pësimi , ndryshon taktikë , duke përdorur arsyen . S’i se kuptojnë se dhuna psikollogjike është më rendë se ajo fizikia ! Shqetësojnë vetën , por dhe të tjerët! S’ka më qetësi më tha gruaja. Filloj përsëri avazi ! E ktheva stacionin , por prap ata dilnin . Më të fortë dukeshin ! Më të “bashkur” e më më të ashpër , se janë futur forca të “reja”të tipit agresiv . Që kanë bërë “stërvitje”, jashtë , dhe tani janë në gjendje të drejtojnë ekipin për”beteja “më të ashpra brënda foltores së Parlamentit !
S’është gjë kjo më tha një shokë ! Çdo heqim ne të shkretët . Çdo të enjtë , por dhe çdo ditë do të gjejnë diçka par t’na shqetësuar e bërë me dhimbje koke ! Zoti na ndihmoftë e shëroftë, nga ky taksirat që na ka mbërthyer……!