Me kë po e kalon paraditen kryeministri Rama? Ja mesazhi i Saimir Tahirit

Kryeministri Edi Rama po e ndjek procesin e numërimit nga selia e Partisë Socialiste.

 Rama ka shkuar në zyrën e tij në PS që prej orës 9:00 të mëngjesit. Ai shoqërohej nga kreu i PS-së Tiranë, Saimir Tahiri si dhe nga kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Mësohet se ata ndodhen në zyrë duke ndjekur procesin e numërimit të votave dhe rezultatet që vijnë nga 12 qarqe, pas zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara dje në të gjithë vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ndryshe nga zgjedhjet e kaluara në selinë rozë, mungojnë militantët dhe mbështetësit dhe është qetësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë duke dalë nga selia rozë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dhënë një mesazh.
“I uroj forcë dhe durim të gjithë njerëzve që po punojnë ende”, tha Tahiri, duke mos komentuar shumë rezultatin.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?