Me Ligjin 7501 nuk mund të ketë “Reformë për Drejtësi”

Nga Miltiadh M. Muçi /Pak ditë, pasi Kryeministri kthehet nga pushimet në bregdet, vendosi të bëjë vizitat dy ditore, më 1-2 shtator, në Zharsë të Fierit dhe Karbunarë të Lushnjës, pra  në Myzeqenë e “hambarit” të Shqipërisë së dikurshme. Por, në bashkëbisedimin me “rrethin e fermerëve“ të Zharsës, në sfondin jeshil të fiksuar nga kamerat, mu duk sikur të ishte në ndonjë parcelë kanabisi, të vizituar nga Tahiri me gazetarët që e shoqëruan disa ditë më parë. Por, më pas dallova  kallinjtë e misrit që furnizohen “misërpjekësit” e Tiranës dhe qyteteve të tjerë, sidomos të bregdetit, ku bashkëbiseduesve ju premtoi kredi të buta me interes minimal, të siguruar në Bankat e Nivelit të Dyte dhe Bankën e Rindërtim Zhvillimit, interesat e të cilëve do të garantohen nga shteti. Ndërsa, në “xhiron” e parcelave të Karbunarës me “fermerët”, dhe një herë i “qartësoi” e “qetësoi” myzeqarët, nëpërmjet tyre gjithë “fermerët“ e Shqipërisë, për shpërndarjen e “titujve të pronësisë”, thënë ndryshe sikur jemi mësuar në fillimet e komunizmit, “tapitë”, duke u bërë garant të realizimit në muajt e fundit të pushtetit të tij. Dhe nuk është e para herë në tre vjet, që u premton ”fermerëve”, në veçanti atyre të Myzeqesë, kredi të buta pa mbarim dhe “tapi”, sikurse u dhanë në kohën e komunizmit, kur në arshivat e hershme dhe të reja ekzistojnë “titujt e pronësisë”. Me dy takimet e Myzeqesë edhe pse nuk është mbyllur 11 shtatori, ku pritet të rizgjidhet Kryetari i ri i Bashkisë së Peshko- kopisë, fushata për zgjedhjet e reja parlamentare ka nisur kulmin. Realisht në dy krahët e kampeve ndër- luftuese për pushtet, katër vjetët nuk janë veçse fushatë për të mbajtur apo rifituar pushtetin e humbur, dhe jo kontribute për zhvillimin ekonomik të vendit, pra rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Sapo ka nisur puna për plotësimin e kuadrit ligjor, sikurse thuhet të reformës në Drejtësi dhe javë më parë, nëpërmjet një shkrimi kam shtruar pyetjen, nëse bëhet fjalë vetëm për reformë në sistemin e Drejtësisë, pra në gjykatë e ndaj gjyqtarëve dhe në prokurori e ndaj  prokurorëve, apo në veprimtarinë e gjithë institucione- ve të legjislativit dhe ekzekutivit me përfaqësues të korruptuar, të tejpasuruar, të cilët nëpërmjet ligjeve anti- kushtetuese ose të bazuara në Kushtetutë, por të deformuara me vendime apo veprime të qëllimshme ose jo për të përfituar, të nisur nga interesat vetjake dhe pse jo edhe partiake, duke shkelur të drejtat themelore të njeriut, siç është ajo mbi pronën. I tillë është Ligji 7501, për më keq deklarata për certifikim të pronës, që i është dhënë dikujt për përdorim, pra t’i hiqet pronarit për t’ia dhënë të ashtuquajturit pronar, në kun- dërshtim me rastet juridike të përcaktuara në Kushtetutën, të miratuara nga Referendumi Popullor, por të mbështetura në ligje partiake pa mbarim, si për asnjë fushë tjetër dhe në vendime pushtetarësh.

Vërtetë duken absurde, deklaratat më të fundit të Kryeministrit, në takimet me “fermerët“ e Myzeqesë, dhe nuk mund t’i ndaj nga njëra tjetra, duke shtruar pyetjen retorike që është identike për çfarë deklaroi, pra të kredive të buta dhe certifikimin e tokës. Për kë do japë kredi dhe tokën e kujt do certifikoi, kur fshati është braktisur pikërisht nga përfituesit e Ligjit 7501, në vend  të kërkoi shkaqet e dështimit, katastrofës në bujqë- qësinë tonë në përgjithësi dhe në fushat e Myzeqesë, të Maliqit, Delvinës, etj., në veçanti, ku mbillej e jepej prodhim jo vetëm për ushqimin e përditshëm të popullsisë, por dhe për industrinë përpunuese ushqimore e tekstile, të kthyera sot në parcela për “misërpjekësit” e “farzapërtypësit e lulediellit”. Në 1.200.000 shqipta-rë të emigruar, sa prej tyre janë që e kanë braktisur fshatin, po në 750.000 të ardhur nga rrethet e vendit në Tiranë, sa prej tyre janë që e kanë braktisur fshatin, pa përmendur shifrat e atyre që kanë populluar Durrë- sin, Elbasanin, Shkodrën, Vlorën, Lushnjën, Fierin, Sarandën, Gjirokastrën, Beratin, Lezhën, etj., të stabili- zuar ose jo familjarisht me punë dhe tokat e Ligjit 7501 i kanë dhënë me qira apo i kanë lënë në duart e tra- ikantëve të kanabis-sativës, ndërsa mediat thonë se parcelat janë pa pronarë, autorët nuk janë kapur, etj..

Ashtu si shumë objekte strategjikë që u jepen të huajve me koncesion, po ndodh dhe me tokat e pronarëve të vërtetë, por sikurse sot ndërkombëtarët kushtëzuan reformën në Drejtësi, nesër do të kushtëzojnë atë të rrëzimit të ligjit komunist të Alisë, Berishës e Nanos, dhe kthimin e tokës pronarëve të saj, pa të cilën nuk mund të ketë Reformë në Drejtësi. Në shoqërinë kapitaliste, pikërisht tek prona nis “Reforma për Drejtësi”,

të cilën politikanët e kanë gllabëruar për 26 vjet dhe tentojnë ta përtypin, kur dihet se çfarë del prej saj.

SHKARKO APP