Më mirë të keni partnerin më shtatshkurtër se ju!

Në shoqërinë tonë akoma sundon stereotipi që mashkulli patjetër duhet të jetë më i gjatë se vajza, mirëpo pikërisht është më mirë të jetë më shtatshkurtër se ju. Ja përse

Kurrë nuk do t’ju dhembë qafa pas puthjes!

Me të dashurin i cili është më shtatshkurtër se ju, puthja është më e mirë, kontakti me sy më i fuqishëm, biseda më e këndshme. Kurrë më nuk do t’ju dhembë qafa kur putheni me të, transmeton Telegrafi.

Madje edhe kur mbathni këpucë me taka të ulëta do të ndiheni si të ishit super modele

Ndoshta do të ndiheni keq të qëndroni pranë tij me taka të larta, mirëpo këpucët me taka të ulëta do t’ju bëjnë të ndiheni më elegante dhe shkëlqyeshëm.

 

Kurrë nuk do ta përdorë kokën tuaj që t’i pushojë duart

Kjo dukuri është goxha monotone, të cilën shpesh e praktikojnë meshkujt shtatgjatë, duke i vënë duart mbi kokën tuaj, duke shikuar poshtë dhe duke thënë: “Ej, si është moti atje poshtë?” E pra, mashkulli shtatshkurtër kurrë nuk do të mund t’jua bënte një gjë të tillë.

 

Do të dukeni shkëlqyeshëm në rrobat e tij

Këtë vit janë në trend xhinset të cilat duken sikur t’i kishit huazuar nga i dashuri juaj, andaj edhe nëse i huazoni nga i dashuri juaj shtatshkurtër, do të dukeni fantastike dhe moderne pa u lodhur shumë.

Nuk do të jeni të detyruara të lodheni duke u ngritur në gishta të këmbëve kur bëni selfi të përbashkët në Instagram

Prandaj çiftet të cilët fotografohen bashkë, qëndrojnë më gjatë së bashku.

 

Në krevat do të ndiheni më komode

Me të dashurin shtatshkurtër nuk ka rrezik që të përplaseni me njëri-tjetrin në krevat dhe të rrezikoni lëndimin e vetullave, apo për shkak të netëve pa gjumë, sepse nuk keni mundur të gjeni asnjë pozitë të rehatshme

SHKARKO APP