Më në fund… ulet çmimi i naftës

Rënia e çmimeve të naftës në bursat ndërkombëtare gjatë sesionit të sotëm është reflektuar në tregun e naftës me shumicë në vendin tonë. Gjatë sesionit të sotëm nafta me shumicë shitet me 148.94 lek për litër, që shënon edhe një rënie me 0.19% në krahasim me sesionin e kaluar.

Çmimi i pasqyruar është aktual, dhe i referohet vetëm ditës së sotme. Luhatjet në çmimin e shumicës vijnë, veç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës shtetërore.

Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta del nga dy portet e vendit, atë të Durrësit dhe atë të Vlorës, ku përfshihen edhe të gjitha kostot që janë të detyruara me ligj, përfshirë barrën shtetërore e cila sot regjistrohet në 92 lek për litër. 

 

SHKARKO APP