Me një “JO” ndryshoi historinë e secilit prej nesh

Njëmbëdhjetë vjet më parë humbi jetën Rosa Parks, gruaja që vetëm me një “JO” ndryshoi historinë e çdo kujt prej nesh.

Ishte natë e ftohtë dimri, 1 dhjetor 1955,  në Albama të SHBA-së dhe Rosa Parks sapo kishte lënë punën dhe në autobus u ul në një nga sediljet që ishin rezervuar për të njerëzit e bardhë. Kur shoferi i kërkoi të ngrihej për tia lënë vendin një njeriu të bardhë ajo refuzoi dhe përfundoi në pranga për akuzën se kishte shkelur normat qytetare që detyronin njerëzit me ngjyrë ti linin vendin njerëzve të bardhë.

Brenda një viti çështja shkoi në Gjykatën e Lartë të SHBA-së e cila e deklaroi jo kushtetuese çdo formë diskriminimi racial.

Me këtë gjest Rosa Parks nuk ndryshoi vetëm historinë e Amerikës por u bë simbol i luftës për të drejtat dhe dinjitet të çdo qënieje njerëzore.

E lindur më 4 shkurt 1913, aktivistja afrikano amerikane për të drejtat civile Rosa Parks u nda nga jeta më 24 tetor 2005.

Sot është dita për ta kujtuar gruan e cila u bë simboli i lëvizjes për mbrojtjen e të drejtave civile. Ajo u bë një ikonë ndërkombëtare e rezistencës kundër diskriminimit.  Kongresi amerikan e quajti “Zonja e parë e të drejtave civile” dhe “nëna e lëvizjes së lirë”

1 Dhjetori në Kaliforni, Ohajo, Oregon, dhe Misouri festohet si dita e Rosa Parks.

“Mos ki frikë nesë e di se ajo që po bën është e duhura” Rosa Parks

SHKARKO APP