Më shumë se gjysma e inteligjencës trashëgohet nga prindërit

Edhe pse arsimi dhe kushtet jetësore të rritjes kanë ndikim të madh në aftësitë mentale, shumica e tyre është e dhënë në gjenet që i kemi trashëguar nga prindërit dhe janë rezultat i evolucionit.

Arsimimi i individit ndikon në aftësitë e tij të të menduarit në masë të njëjtë si edhe gjenet që i ka trashëguar, pohojnë shkencëtarët nga Universiteti i Edinburgh. Duke përdorur mostrat e gjakut të më shumë se 3 500 njerëzve kanë vërtetuar dallimet e vogla në kodin gjenetik të njerëzve të cilat mund të lidhen me inteligjencën e individit dhe dallimet mes tyre.

Duke u bazuar në rezultatet e analizës, kanë konkloduar që rreth 40% është dallimi në të ashtuquajturin tip të kristalizuar të inteligjencës tek njerëzit, i cili zbulon aftësinë e tyre për të marrë dije dhe shkathtësi gjatë viteve, me gjene të paracaktuara që më herët.

I ashtuquajturi tip rrjedhës i inteligjencës, d.m.th. aftësia e të menduarit abstrakt si edhe reagimet nën presion të madh madje në masë edhe më të madhe janë të paracaktuara nga gjenet dhe atë rreth 51%, kanë shpjeguar shkencëtarët britanikë.

“Dallimet individuale në inteligjencë janë të lidhura me arsimimin, shëndetin dhe kushtet në fëmijëri, por rezultatet e këtij studimi pa mëdyshje tregojnë për ndikimin e gjeneve në inteligjencë”, ka deklaruar udhëheqësi i studimit, profesori Ian Deary.

Ai tutje ka shpjeguar se si inteligjenca njerëzore në fakt është rezultat mahnitës i evolucionit, me çka dëshmohet që baza gjenetike për zhvillimin e inteligjencës varet nga më shumë faktorë dhe jo vetëm nga një mutacion gjeni dhe ndërlidhet me shumë vazhdime kromozomesh.

SHKARKO APP