Më tepër spinaq në dietën tuaj? Ja pse duhet ta konsumoni

Frutat dhe perimet sezonale janë më të mirat për organizmin tonë, sepse janë të freskëta dhe të mbushura me materie ushqyese, njëra ndër to është edhe spinaqi. Është perime e gjelbër e pasur me vitaminat A dhe C dhe burim i shkëlqyeshëm i hekurit.

Po ashtu, spinaqi është i pasur me folate që janë të rëndësishme për shëndetin e femrave shtatzënë. Mënyra më e mirë e përgatitjes: spinaqin mund ta përdorni në përgatitjen e sallatave të ndryshme. Në sallatë shtoni edhe lëng limoni që organizmi të absorbojë më mirë hekurin nga spinaqi.

Spinaqi i trajtuar në ujë me vaj ulliri është shtesë e shkëlqyeshme e ushqimeve me pastë dhe omëlete. Spinaqi ka edhe shumë benefite dhe të mira për trupin e njeriut, disa prej të cilave ëo i rendisim më poshtë:

1. Spinaqi ndihmon në trajtimin e anemisë

2. Spinaqi ju bën eshtrat tuaj më të fortë

3. Ka veti që ju mbron nga sëmundja e kancerit

4. Ndikon dhe ndihmon në shëndetin e syve tuaj

5. Është ndihmes shumë i mirë në luftimin e kolesterolit të lartë dhe humbjen e peshës

6. Ndihmon në lehtësimin e sëmundjes së astmës./noa.al/

spinaq1

SHKARKO APP