Më thuaj kur ke lindur, të te them çfarë karakteri ke
Janar-Vajzat e lindura në muajin janar janë jashtëzakonisht ambicioze, mirëpo edhe serioze dhe konservative. Ato që kanë lindur në këtë muaj, prihen të jenë kritike, dhe nuk dëshirojnë të flasin për ndjenjat e tyre.
Shkurt-Femrat e lindura në shkurt janë shumë romantike, dhe ato duhet të trajtohen me durim. Jo çdo person mund t’i kuptojë ato, për shkak se disponimi ju ndryshon shpesh.
Mars-Femrat e lindura në mars kanë karizëm dhe sharm. Ato janë shumë besnike dhe të dedikuara.
Prill-Femrat e lindura në prill janë diplomate dhe mund të bashkëpunojnë me çdo person. Shumica janë shumë xheloze dhe një vajzë e lindur në prill di ta bëj një mashkull më të lumturin në botë.
Maj-Shumë femra janë këmbëngulëse dhe besnike ndaj parimeve. Ato gjithashtu janë shumë atraktive, dhe në kombinim me karakterin e vështirë, ato dinë të jenë shumë të rrezikshme ndaj çdo mashkulli që i dashuron ato.
Qershor-Këto janë vajza shumë kureshtare, komunikuese dhe kreative. E meta e tyre është se flasin para se të mendojnë. Vajzat e lindura në qershor mendojnë se është më mirë t’jua thuash të vërtetën në fytyrë, sesa të flisni prapa shpinës së tyre.
Korrik-Zonjat e lindura në korrik janë të sinqerta, misterioze, të bukura dhe shumë inteligjente. Ato nuk dëshirojnë konflikte dhe janë shumë të sjellshme ndaj çdo personi.
Gusht-Vajzat e lindura në gusht kanë një kombinim të vetpërqendrimit dhe zemrës së mirë. Duhet të provoni të mos ngatërroheni me këto vajza, pasi herët apo vonë ato do të fitojnë.
Shtator-Vajzat e lindura në shtator janë zemërmira, të disiplinuara dhe të bukura. Ato asnjëherë nuk i falin ata që i tradhtojnë. Prandaj, duhet të keni kujdes se si silleni, pasi ato gjithmonë kërkojnë hakmarrje.
Tetor-Vajzat e lindura në muajin tetor kanë karakter të fortë, janë shumë emocionale, por nuk qajnë në sy të të tjerëve. Ato janë shumë të mençura, dhe nuk e hapin mendjen dhe shpirtin ndaj secilit, pasi që mendojnë se do ta abuzojnë këtë mirësi.
Nëntor-Këta persona janë gjithmonë një hap para tjerëve, dhe shumë lehtë e kuptojnë nëse jeni duke gënjyer. Nuk duhet të luani me ndjenjat e këtyre, pasi që do t’ju bie shumë keq. Çfarë duhet të dini për këto femra, është se nëse dëshironi të dini të vërtetën, më mirë është të mos e kërkoni mendimin e tyre.
Dhjetor-Vajzat e lindura në dhjetor mund të jenë pa durim, por me fat, pasi gjithmonë e gjejnë një mënyrë për të dalë fituese ndaj çdo situate. Ato prihen të jenë të lënduara, por pasi Zoti është në anën e tyre, në fund gjithmonë e arrijnë atë që e meritojnë.