Media prestigjioze britanike: Shqipëria, vendi evropian më i mirë se Maldivet, vetëm tre orë larg nga Britania e Madhe

Një eksperte turizmi ka zbuluar një destinacion të ri turistik, jo shumë larg Britanisë së Madhe, i cili është i përballueshëm, nuk kërkon të bëni një udhëtim të gjatë, por që ofron përvoja të paharrueshme, shkruan Grace Piercy në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”.

Turistët britanikë – të cilët janë në kërkim të alternativave që ofrojnë pushime verore me buxhet të kufizuar, po heqin dorë nga destinacionet e shtrenjta dhe po zgjedhin vendpushime më të përballueshme.

Helen Rolph, një eksperte e udhëtimit në “Quotezone”, ka zbuluar një vend më afër se Maldivet, që ofron përvoja të paharrueshme, me çmime të arsyeshme dhe pa qenë nevoja të bëni një udhëtim të gjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo vjen pasi çmimet e fluturimeve u rritën me 30,2% verën e kaluar, duke e bërë udhëtimin ndërkontinental të papërballueshëm për shumë turistë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ujërat bruz dhe plazhet me rërë të Shqipërisë përgjatë bregdetit Jon ofrojnë një arratisje luksoze dhe relaksuese të ngjashme me Maldivet, por udhëtimi në vendin e bukur mesdhetar zgjat vetëm disa orë.

Riviera jugore, në veçanti ofron një det të pastër dhe peizazhe të mrekullueshme, që e bëjnë atë një alternativë ideale, pa qenë nevoja pë të kryer fluturime të gjata.

Fluturimi drejt Shqipërisë zgjat më pak se tre orë nga Londra, krahasuar me udhëtimin në Maldive, që shkon deri në 12 orë.

Biletat vajtje-ardhje për në Maldive zakonisht variojnë nga 600 deri në 1200 paund, ndërsa ato për në Shqipëri janë mes 100 dhe 130 paund.

Shqipëria po tërheq turistë nga e gjithë bota falë peizazheve të saj mahnitëse.

Qoftë duke bërë ecje në shtigjet e njohura në verë apo duke ekploruar Alpet në dimër, Shqipëria është një alternativë spektakolare për adhuruesit e natyrës, duke ofruar një ndjenjë aventure pa kryer një udhëtim të gjatë.

Ndërkohë, Riviera Shqiptare ofron një verë të nxehtë dhe peizazhe mbresëlënëse, duke e bërë atë ideale për një përvojë të stilit “Karaibe” dhe për pushime të qeta vetëm disa orë larg.

Këtu mund të shijoni vendpushime mahnitëse – që të çojnë drejtpërdrejt në plazhe të pastra.

Me pasigurinë e udhëtimeve ndërkombëtare në këtë moment, eksplorimi i destinacioneve të bukura më afër Britanisë së Madhe mund të duket si një zgjedhje më e sigurt – veçanërisht për turistët që duan të mbrojnë financat e tyre përballë rrezikut të anulimeve të paparashikueshme.

Evropa ka shumë peizazhe të mrekullueshme me verë me diell, kulturë të pasur, histori dhe njerëz miqësorë – gjithçka për të cilën njerëzit zakonisht zgjedhin të udhëtojnë larg.

Fatmirësisht për turistët britanikë shumë nga këto vende janë vetëm disa orë larg. Ata

https://www.express.co.uk/travel/articles/2190433/albania-better-the-maldives/amp

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?