Mediat e huaja: Ah, këto bukuri shqiptare …

Një ndër gazetat prestigjioze të Zvicrës, Blick, në artikullin që i ka kushtuar ardhjes në Shqipëri të Kombëtares Shqiptare, ndër të tjetra ka përmendur edhe bukurinë e vajzave shqiptare dhe përfaqësimin e tyre si tifozë të tribunave në “Euro 2016”.

Pas kthimit në Tiranë të futbollistëve kuqezinj, Blick i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, ku ka përfshirë edhe vajzat e bukura, në krye të të cilave shfaqet edhe Albana Osmani.

Ndër të tjera, në gazetë shkruhet “Ah, këto bukuri shqiptare…”, duke treguar edhe foton e Albanës në pritjen e kuqezinjve.

SHKARKO APP