Mediat serbe “zbusin tonet” ndaj Shqipërisë: Historike vizita e Vuçiç në Tiranë
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç mbërriti sot në mëngjes në Tiranë, në një vizitë dy-ditore në Shqipëri, e para e një kryeministri serb në historinë tonë, në 103 vjet shtet të pavarur, dhe kjo në një kohë të marrëdhënieve delikate midis dy vendeve, por edhe në dritën e faktit se anëtarësimi në BE është një objektiv strategjik edhe i Beogradit, dhe Tiranës. Mediat serbe e kanë përcjellë këtë vizitë si historike, ashtu si edhe ato të huaja. Por fillimisht ato kanë vlerësuar pritjen, duke mos kritikuar thuajse asnjë moment, deri tani të kësaj vizite.
Pothuajse tëra mediat serbe dhe agjencitë kryesore të lajmeve i kanë kushtuar vëmendjen e pritshme kësaj vizite, duke i dhënë nota pozitive. Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç u takua me të mbërritur në Tiranë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Vuçiç është pritur në “Pallatin e Brigadave”, ku edhe janë mbajtur bisedime zyrtare, si dhe u organizua mirëseardhja ceremoniale me himnet e të dy vendeve si dhe me prani të Gardës, ai u prit nga Rama.
Rama dhe Vuçiç
Takimi dy kryeministrat në pallatin e Brigada është takimi i dytë bilateral Vuçiç dhe Rama, por ky është i pari në historinë që një kryeministër serb viziton kryeqytetin shqiptar.
Pas bisedimeve dhe ceremonisë mikpritëse mes dy delegacioneve, dy kryeministrat dolën në një koferencë për shtyp. Vuçiç sapo zbarkoi në Tiranë, u prit fillimisht nga zëvendëskryeministri shqiptar Niko Peleshi.
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç para se të vizitonte sot Tiranën, tha se kishte shpresa për takime produktive. “Mbërritëm në Tiranë, ku do të jemi në dy ditët e ardhshme dhe na presin takime të rëndësishme dhe, me shpresë, produktive”, shkroi Vuçiç në Twitter.
Edi Rama u takua me Kryeministrin Vuçiç pak para orës 11:00, në aeroportin e Tiranës.
Helikopterët shoqëruan kolonën e kryeministrit të Serbisë, gjatë vizitës së tij në Tiranë
Vuçiç në prag të vizitës, tha se Serbia dëshiron marrëdhënie të mira me Tiranën, paso kjo do të kontribuojë në stabilitetin e përgjithshëm në Ballkanin Perëndimor.
Rrugët ishin thuajse bosh në Tiranë, gjatë vizitës së Kryeministrit të Serbisë
Kryeministri serb theksoi se stabiliteti në Ballkan do të thotë se Serbia nuk mund të pranojë idenë e “Shqipërisë së Madhe”.
Masa të papara sigurie
-“Serbia dëshiron marrëdhënie të mira dhe komunikim më të mirë me Shqipërinë, zhvillimin e projekteve të infrastrukturës, ndërtimi i rrugëve dhe hekurudhave, që lidh Serbinë me autostradës Shqipëria Nish-Prishtinë dhe Tiranë”, – tha kryeministri.
“Serbia gjithashtu dëshiron të krijojë një hekurudhë moderne me Shkodër dhe Tiranë, bashkëpunim më të mirë ekonomik, sepse beson se do të lidhë njerëzit e biznesit dhe dhomat e tregtisë të sjellin të mira për të dy vendet,” – shtoi kryeministri serb.
Kryeministri Vuçiç do të takohet pas kryeministrit Rama, edhe me Presidentin Bujar Nishani, kreun e Parlamentit Ilir Meta dhe Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha.
Dita e parë e vizitës së Kryeministrit Vuçiç do të përfundojë me një takim me përfaqësues të Shoqatës së serbëve në Shqipëri.
Gjatë ditës së dytë të vizitës parashikohet pjesëmarrja e Kryeministrit Vuçiç në Forumit Ekonomik “Forumit Ekonomik i Vjenës – Bisedimet për Shqipërinë 2015”, e cila do të ndiqet nga kryeministrat të tjerë nga rajoni.
Me Kryeministrin serb udhëtoi për në Tiranë edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Zoran Mihajloviç.
Vuçiç me vizitën e sotme në Tiranë, në mediat e dy vendeve dhe ato të huaja, tashmë është futur në histori dhe për këtë arsye masat e sigurisë janë ngritur në nivelin më të lartë.
Kontrolli për sigurinë e kryeministrit serb vazhdon të jetë në nivele të larta, si nga toka ashtu edhe nga ajri.