Mediu i vetëm nga opozita në tubimin pro UÇK-së: Kam mirëkuptimin e Berishës

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu do të jetë opozitari i vetëm që do t’i bashkohet tubimit pro UÇK-së. Ai tha se ka qenë konstant në mbështetjen e tij për Kosovën dhe se gjatë historisë ka treguar se ruan një raport të ngushtë me shumë figura të UÇK-së. I pyetur nëse e ka diskutuar me Sali Berishën vendimin e tij, Mediu tha se ka mirëkuptimin e kreut të Partisë Demokratike.

”Unë kam marrë një pozicion që në raportet e mia politike por dhe personale do të jem sot në atë tubim i cili organizohet për mbështetjen e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Do kisha dëshirë të kisha dhe kolegë të tjerë të Partisë Demokratike. Kam diskutuar dhe kam gjetur mirëkuptimin edhe me zotin Berisha për pjesëmarrjen time në këtë pikëpamje.

Nuk është se ndonjëherë zoti Berisha ka tentuar të imponojë një qëndrim të vetin dhe pa dyshim këtë diskutim mund ta kishin bërë dhe kolegë të tjerë të Partisë Demokratike me zotin Berisha. Patjetër si qytetar se si ju unë jam qytetar në radhë të parë. Thjesht si qytetar. Unë do të jem, pa dyshim që unë jam dhe politikan dhe kam thënë dhe dje do jem kudo ku diskutohet për Kosovën dhe do bëj çdo gjë që është e mundur për të mirën e Kosovës, sepse e bëj për kombin tim dhe e bëj për interesat e shqiptarëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?