Mediu me të rinjtë e PR-së dhe PD-së: Mos çoni dëm votën për ata që ju kanë përbuzur në këto 4 vite

Në një atmosferë të ngrohtë rinore, përkahës dhe simpatizantë kanë pritur Kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu në Bashkinë e Vorës. Me dhjetëra të rinj të forumeve rinore të Partisë Republikane dhe të Partisë Demokratike u njohën gjatë këtij takimi me objektivat që ka vendosur në programin e saj “Republika e Re” kryesisht për rininë, në fushën e arsimit dhe të punësimit.
“Çfarë bëri Qeveria Rama për punësimin tuja? Çfarë bëri qeveria Rama me 300 mijë vendet e premtuara. Jo vetëm që nuk pati punësime, por 100 mijë shqiptarë u larguan në Gjermani, ndërkohë që rreth 200 mijë kanë aplikuar për t’u larguar në Amerikë. Kjo është politika e punësimit ……..…….që zoti Rama ka për ju. Jua dha për katër vjet, por do sërish që ta vazhdojë. Po në fushën e arsimit, sa nga ju kanë ngelur jashtë sistemit? Sa nga ju tashmë e kanë të pamundur nga ana ekonomike të vazhdojnë një fakultet pasi qeveria Rama favorizoi klientët e saj në arsimin e lartë?” – shpreh Mediu në fjalën e tij .
Duke vijuar më tej, kryerepublikani Mediu u ndal gjithashtu edhe te angazhimi që të rinjtë duhet të kenë në projektet e tyre për të ardhmen, ëndrra të cilat qeveria Rama ua ka kufizuar duke favorizuar vetëm njerëzit e tarafave dhe klaneve që e rrethojnë.
“Nuk duhet të reshtni asnjëherë në kërkim të lumturisë dhe të realizimit të ëndrrave tuaja. Ju keni në dorë gjënë më të shenjtë, mundësinë për të zgjedhur, mundësinë për votuar të lirë. Mos e çoni dëm, duke votuar njerëzit që ju kanë përbuzur; mos e çoni dëm votën tuaj duke ia dhënë atë njerëzve që pas mandatit të parë, duan edhe një të dytë, edhe një të tretë, mundësish 40 vjet pushtet për të vazhduar trashëgiminë bllokmene të diktaturës. Ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është vota për Partinë Demokratike, vota për “Republikën e Re” përfundoi Mediu.

SHKARKO APP