Mediu në Kamëz: Shteti sillet si bandë, rrit taksat
Kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu zhvilloi tre takime elektorale në bashkinë e Kamzës. I shoqëruar edhe nga dy kandidatët në listën e Partisë Demokratike, Flamur Hoxha dhe Ahmet Premci, kryetari i Partisë Republikane u bëri thirrje banorëve që të votojnë nr.6 Partinë Demokratike.
Në fjalën e tij Mediu e vuri theksin në taksat e larta dhe rolin që duhet të ketë shteti.
Mediu: Ka dhe një shtet si ky i joni që sillet si bandë, që e fut dorën në xhepin tonë sa herë i teket. Sa më shumë taksa të larta të merren, sa më shumë varfëri dhe dhunë këtë ketë aq më shumë aq më e lehtë është për të kontrolluar. Rama ka rritur taksat me 30-40 %, ka shtuar taksa, prandaj ne kemi vetëm taksën e sheshtë.
Mediu zhvilloi takim edhe me përfaqësues të biznesit, ku sipas z Mediu futja e taksës së sheshtë dhe ulja e TVSH-së nga 20 në 15 përqind, do t’i japë frymëmarrje ekonomisë.