Mediu në Kamzë: Ndarje përfundimtare nga qeveria e bandave
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu në takimin përmbyllës të fushatës në fshatin Domje, deklaroi se të gjithë premtimet e “Republikës së Re” do të bëhen realitet, sapo Partia Demokratike të marrë qeverinë.
Mediu: Taksa e sheshtë 9% është provuar si e suksesshme. TVSH-në do ta ulim nga 20 në 15%. Do të ulim taksën për dividentin për biznesin që të mos paguajnë dy herë. Taksën për pronën do ta çojmë në 3 për qind, pesë herë më pak.
Ndërsa në takimin me banirët në Kamzë dhe Bathore, Mediu tha se vota për nr 6 për Partinë Demokratike do të shënojë ndarjen përfundimtare nga qeveria e bandave, e drogës, e korrupsionit.
Mediu: Mos e shisni votën tuaj. Më 25 qershor të shkojmë me bindjen që lirinë dhe jetët që na i ka fal Zoti, do ta kthejmë në një vlerë me votën për numrin 6 dhe Partinë Demokratike.
Mediu mbështeti edhe dy kandidaturat e Partisë Demokratike në kët zonë, Ahmet Premci dhe Flamur Hoxhën.